Drejtori i Shoqërisë Aksionare për ushtrimin e veprimtarisë energjetike – NOMAGAS Shkup, Muhamed Elmazi, ka njoftuar se në bazë të konkursit të fundit në këtë institucion janë punësuar 8 shqiptarë.
Në shkrimin e tij Elmazi ka thënë se VLEN për nëntë muaj ka punësuar në këtë drejtori shqiptarë afërsisht sa BDI-ja ka punësuar për 20 vite, NJOFTON GJURME.INFO
Sipas Elmazit, në këtë konkurs të fundit, shqiptarët përfaqësojnë 44.4% të vendeve të punës – një hap i qartë drejt barazisë.
Reagimi i plotë:
🌟 Një hap i madh për të rinjtë tanë
Shoqëria Aksionare për ushtrimin e veprimtarisë energjetike ⚡️ – përçimi i gazit natyror NOMAGAS Shkup në pronësi shtetërore.
🗓️ Shpallje publike nr. arkivor 04-2023/6 për 18 vende të reja pune:
✅ 8 nga përkatësia etnike shqiptare
Sot ndihem krenar që: Ajrullahu, Nuhani, Besiri, Muzaferi, Ismaili, Ridvani, Shabani dhe Bujari fillojnë një rrugëtim të ri profesional në sektorin energjetik ⚡️, si pjesë e ekipit të NOMAGAS Sh.A Shkup.
📊 Me fakte:
🔹 BDI (2002–2024): 84 punësime, prej tyre vetëm 11 shqiptarë (13.1% përfaqësim).
🔹VLEN (vetëm 9 muaj): 8 punësime të reja, ku përfaqësimi rritet në 18.6%, një përmirësim i dukshëm.
👉🏼 Ky është ndryshimi që bën dallimin! VLEN kujdeset për përfaqësimin e drejtë.
🔸 Në këtë konkurs të fundit, shqiptarët përfaqësojnë 44.4% të vendeve të punës – një hap i qartë drejt barazisë.