“24 orët e fundit si ministër”, a pritet lagrimi i Taravarit nga Qeveria?!

Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Hristian Mickoski duke potencuar se bashkëpunimi i Arben Taravarit me BDI-në është i pa pranueshëm ka zbuluar se ditën e nesërme do të takojë ministrin e Shëndetësisë dhe do të diskutojë me të.

Mickoski njoftoi se pas takimit të gjithë do ta mësojnë nëse Taravari mbetet ose do të largohet nga Qeveria.

“Nesër do të takohemi. Do ta dëgjoj nga ai se cili është qëndrimi i tij”, tha Mickoski, duke shtuar se për të, bashkëpunimi i mundshëm mes Taravarit dhe BDI-së është “i papranueshëm”.

Me këtë deklaratë të kryeministrit mund të nënkuptohet se Taravari si ministër po i kalon 24 orët e fundit sepse tashmë nuk është sekret se BDI-ja dhe Taravari kanë “koalicion” sepse tashmë edhe nuk fshihen dhe takohen bashkë edhe publikisht.

Rasti i fundit është në Sllup3an ku Taravari s’bashku me deputet u përshëndet me kreun e integristëve, Ali Ahmeti.

Ky nuk është rast i vetëm sepse dyshja Taravari-Ahmeti u takuan dhe përshëndetën edhe gjatë një takimi që patën javë më parë me ambasadorin shqiptar, Denion Meidani.

Informacionet jo-zyrtare flasin se Taravari ka kërkuar 6 komuna bashkëpunim me BDI-në.

E gjersa takohet dhe përshëndetet me kreun e BDI-së, Arben Taravari dje nuk u përshëndet fare me krerët e VLEN të cilët morrën pjesë në ceremoninë dhe gurthemelin e autostradës, Tetov-Gostivar.

 

 

 

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme