Ronaldo tregon se kur do të pensionohet: Çdo vit pas moshës 35 vjeçare është dhuratë

Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo, para paraqitjes së tij me Portugalinë në Kampionatin Evropian, ka folur për fundin e karrierës së tij, e cila po afrohet.

Ronaldo është aktualisht 39 vjeç, koha po ecën në mënyrë të pashmangshme dhe duket qartë se pensioni po afrohet sado që portugezi investon në trupin e tij dhe rikuperimin e tij.

Për këtë është i vetëdijshëm dhe ai në deklaratën e tij të fundit para Euro 2024 ka thënë se çdo vit pas moshës 35 vjeçare në të cilin luan futboll është dhuratë.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *