RMV-ja me rritje më të vogel ekonomike në vendet e rajonit!

Maqedonia e Veriut edhe këtë vit do të ketë rritje më të vogël ekonomike nga vendet e rajonit.

Sipas parashikimeve më të reja të Bankës Botërore, vendi këtë vit, do të ketë rritje prej 2.5%. Për vitin e ardhshëm pritet rritja prej 2.9%, kurse në vitin 2026 – 3%.

Rritje më të madhe ekonomike në rajon për vitin 2024 do të ketë Kosova me 3.7%, më pas Serbia me 3.5%, pasojnë Mali i Zi me 3.4%, Shqipëria me 3.3%, Bosnja e Hercegovina me 2.6%, kurse rritje më të vogël ekonomike do të ketë Bullgaria me 2.1%.

Banka Botërore, kohë më parë, përmes një Raporti Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, njoftoi se pret rritje të inflacionit prej 3% në vitin 2024 dhe kthimin e mesatares afatgjate në vend prej 2% në periudhën 2025 – 2026.

Këtë vit, rritja pritet të nxitet nga punët ndërtimore nëpër autostrada. /tvklan.mk/


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *