Hunter Biden u dënua më 11 qershor nga një gjykatë në Delauer, sepse kishte gënjyer në një formular nëse përdorte drogë kur bleu një pistoletë në vitin 2018.
Djali i presidentit amerikan Joe Biden,54-vjeçari u shpall fajtor për 3 akuza duke u bërë djali i parë i një presidenti amerikan në detyrë që dënohet për një krim.
Brenda 120 ditësh gjykata do të shpallë dënimin, që llogaritet përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 Nëntorit.
Hunter Biden rrezikon të dënohet 25 vjet në burg, por shkelësve të ligjit për herë të parë nuk u jepen dënime kaq të rënda. Hunter Biden vijon ndërkohë edhe një betejë tjetër ligjore, i akuzuar për shmangie të taksave, por procesi pritet të nisë në Shtator.
Babai i tij, Joe Biden, deklaroi se pranon vendimin që do të merret dhe do të respektojë procesin që do të vijojë në Apel. Presidenti u shfaq së bashku me të birin, në Dalauere, duke i treguar mbështetjen ndaj Hunterit.
Ky vendimi vjen pas atij të 30 Majit kur Donald Trump-i u bë ish-presidenti i parë amerikan që shpallej fajtor për një vepër penale.
Leave a Reply