Emocione e krenari, në Ditën e Çlirimit parakalojnë njësi të Forcës së Sigurisë dhe Policisë së Kosovës

Kosova po shënon 25-vjetorin e çlirimit nga okupimi i Serbisë, ndërsa në nderim të kësaj dite po mbahen aktivitete të shumta.

Në mesditë po mbahet ngjarja kryesore, ajo e parakalimit të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani para parakalimit të këtyre njësive deklaroi se 12 qershori është një nga ditët më domethënëse për shtetësinë e Kosovës.

“Në këtë luftë, UÇK ishte shtylla jonë më e rëndësishme e shpresës. Lufta e tyre nuk ishte vetëm për tokën por për vet shpirtin e Kosovës. Guximi i UÇK është një histori heroizmi që do të tregohet brez pas brezi. Ne u detyrohemi atyre me një mirënjohje”, tha ajo.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *