Duke folur për vitin e parë të Qeverisjes së VLEN, kreu i Lëvizjes Besa ka deklaruar se nga Qeveria janë larguar persona dhe zyrtarë të cilët tentuan të “merren” me krim dhe korrupsion.
Kasami tha se kishte nga ata që tentuan të bëjnë diçka të tillë. Por nuk u lejuan. Sipas kreut të Besës, prandaj ata “persona”, sot, qëndrojnë në prehrin e miqve të tyre që i përkasin të njëjtit mentalitet të veprimit!
Pjesë nga fjalimi
Në vitin që lamë pas, munguan vetëm skandalet për krim dhe korrupsion. Për fat të keq, kishte nga ata që tentuan të bëjnë diçka të tillë. Por nuk u lejuan. Prandaj sot, qëndrojnë në prehrin e miqve të tyre që i përkasin të njëjtit mentalitet të veprimit!
Edhe pse kundërshtarët tanë politik, si ata të jashtëm, ashtu edhe ata që i kishim brenda Qeverisë, tentuan që me veprime kontrabandiste dhe jo etike të njollosin çdo sukses tonin, nuk ja dolën, sepse VLEN është i vendosur dhe i përkushtuar në ngritjen moralit kombëtar të qytetarëve shqiptarë duke zgjidhur dhe rregulluar çdo çështje të mbajtur pezull nga të tjerët. Kthimin e vetëbesimit të çdo qytetare, vendosjen e rendit në çdo institucion dhe funksionimin e çdo pore të sistemit të shtetit.