1 Milion euro për 2 ditë RENT-A-CAR, ku përfunduan 700 mijë eurot e tepërta?

Shpërndaje

Dokumentet e siguruara zbulojnë një skandal të ri në Ministrinë e Punëve të Jashtme gjatë mandatit të Bujar Osmanit. Për Samitin e OSBE-së në Shkup 2023, MPJ ka nënshkruar kontratë prej 56.6 milionë denarësh (rreth 1 milion euro) për marrjen me qira të automjeteve për vetëm dy ditë.

Ajo që ngre dyshime të forta është fakti se çmimi i një veture VIP ka qenë 29.000 denarë në ditë (pa TVSH), ndërsa vetëm një muaj më herët, për të njëjtin shërbim dhe nga i njëjti operator, çmimi ishte vetëm 9.500 denarë me shofer.

Pra, shteti ka paguar tri herë më shtrenjtë për të njëjtat vetura, duke e rritur faturën nga rreth 300 mijë euro në plot 1 milion euro.

Pyetjet janë të qarta:

• Kush e ka konfirmuar numrin e automjeteve?
• Pse është paguar trefish më shtrenjtë për të njëjtën kompani e të njëjtat vetura?
• Ku përfunduan 700 mijë eurot e tepërta?

Ky është shembull tipik i korrupsionit dhe abuzimit me paratë publike, dhe Bujar Osmani duhet të japë përgjigje.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme