Kryetari i komunës së Tetovës dhe i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami përmes një reagimi në rrjetet sociale ka uruar ditën e 1 majit, ditën Ditën Ndërkombëtare të Punës.
Në shkrimin e tij Kasami ka thënë se jo vetëm sot, por çdo ditë duhet të luftojmë për kushte më të mira pune dhe mbrojtje për të drejtat e punëtorëve.
Mes tjerash ka deklaruar se duhet shprehur nder dhe respekt për të gjithë ata që me mundin dhe djersën e tyre ndërtojnë çdo ditë jetën tonë të përbashkët.
Reagimi i Kasamit;
Të nderuar qytetarë,
Jo vetëm sot, por çdo ditë të luftojmë për kushte më të mira pune dhe mbrojtje për të drejtat e punëtorëve. Nder dhe respekt për të gjithë ata që me mundin dhe djersën e tyre ndërtojnë çdo ditë jetën tonë të përbashkët.
Gëzuar 1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punës!